6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Po shkon Lumezi, por po hesht Elezi…

- Advertisement -

Aleksandër Lumezi e ka mbajtur për 7 vjet pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

E kryeprokurori Aleksandër Lumezi, mandati i të cilit përfundon së shpejti, ka qenë vazhdimisht në thumbin e kritikës së kryeministrit Albin Kurti.

Kurti dikur kishte paralajmëruar se me ardhjen e tij në pushtet do të largohej edhe Lumezi.

Duke folur për largimin e ish-prokurorit Elez Blakaj nga Kosova, Kurti dikur e glorifikonte figurën e tij, duke thënë se e sheh si “simbol” të luftës kundër korrupsionit.

“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj. 191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokuror, ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por, ai nuk është kryeprokuror i shtetit, ai është vegël”, kishte thënë Kurti.

Më pas Kurti ka thënë se do të punojnë që ta shkarkojnë Lumezin. Madje, duke bërë lojë fjalësh, Kurti kishte thënë se duhej të shkarkohej Lumezi që të kthehej Elezi.

“Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, kishte thënë Kurti.

E sot Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kurti jo vetëm që nuk arriti ta shkarkonte Lumezin, por duket se pasi ta përfundojë ai mandatin, nuk do të vijë as Elezi.

Demokracia.com e ka pyetur ish-prokurorin Elez Blakaj nëse do të konkurrojë për pozitën e Kryeprokurorit të Kosovës.

Por, Blakaj ka heshtur dhe nuk ka kthyer fare përgjigje nëse do të jetë njëri nga kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Blakaj ishte larguar nga Kosova, duke e akuzuar Aleksandër Lumezin. Ish-prokurori special kishte deklaruar se kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte atë në lidhje me rastin “Pronto”.

Në një pjesë të deklaratës së tij në faqen e tij në Facebook, Blakaj kishte deklaruar se Kryeprokurori Lumezi kishte tentuar ta frikësonte me dërgim në komisionin disiplinor.

”…. Po ashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nëse nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të më dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë iu kam përgjigjur ‘Lirisht të parin dërgomë mua, se kam problem fare’”, kishte shkruar Blakaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit