Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij sa i përket vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në këtë qytet.
Buja në emisionin Pressing në T7 tha se po përgaditja padia për shpifje ndaj Imri Ahmetit.
“Është duke u përgatitur padia për shpifje dhe fyerje për të gjithë PDK-në në Lipjan dhe asamblistëve. Në atë kohë është prishë koalicioni mes LDK dhe Aleancës, dhe Aleanca me LDK kanë bërë shumicën në asamblen komunale. Është tentu në mbledhjen e parë të rrëzohet kryesuesja e asamblesë dhe të zgjidhet nga shumica në asamble. S’ka mujt. Është ndërprerë mbledhja, ska pas këtë të drejtë. 2 muaj është shtyrë PDK me ministrinë e pushtetit të lokal, për shkak se LDK e ka lëshu mbledhjen në atë kohë derisa e ka pas shumicën në asamble.
Ai i ka ble dy asamblesitë të Aleancës në atë kohë, dhe e kanë mbajtë mbledhjen, dhe me 16 vota i kanë aprovu ndryshimet buxhetore. Ato ndryshime kanë qenë projekte të tjera dhe nuk kanë qenë vetëm shtatoret”, tha Buja.