Lajme

“Po na hynë në shtëpi”- OVL-UÇK-ja paralajmërojnë protesta para EULEX-it

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta përpara selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.

Klinaku këtë reagim e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se nëpërmjet këtyre bastisjeve, po shqetësohen familjarët.

Meqenëse po na hyjnë edhe në shtëpi, duke na i shqetësuar edhe familjet, jemi duke menduar që ZPS-së dhe EULEX-it t’i bëjmë protesta te selia e tyre në Fushë Kosovë”, ka thënë Klinaku.

Reagimi i tij vjen pas një serie të bastisjeve nga ana e EULEX-it. Përgjatë mëngjesit të së enjtes, hetues të Speciales bastisën edhe shtëpinë e Behar Berishës.