Home Lajme “Po më vjen turp”, Sadiku: I kam besuar Kurtit kur ka folur për bashkimin kombëtar

“Po më vjen turp”, Sadiku: I kam besuar Kurtit kur ka folur për bashkimin kombëtar

0
“Po më vjen turp”, Sadiku: I kam besuar Kurtit kur ka folur për bashkimin kombëtar

Analisti Ermal Sadiku, ka treguar se kur Albin Kurti fliste për Bashkimin Kombëtar, i ka besuar.

Në emisionin “Rubikon”, Sadiku është shprehur se VV-në e ka përkrahur për Bashkimin Kombëtar, pasi siç tha ai, është pjesë shumë e rëndësishme për të. Megjithatë, ai potencoi se programeve të VV-së për ekonomi e sociale, nuk iu ka besuar.

“Po më vjen turp kur po i shoh ato video. Unë e kam besuar në këto fjalë, pra kam besuar. Kur të prek dikush në një temë ku ti I je I ndjeshëm, ti indirekt, emocionalisht lidhesh me diçka. Jam i lidhur me idenë e Bashkimi Kombëtar, e kam të rëndësishme”, u shpreh Sadiku.

“E kam besuar dhe e kam përkrahur Vetëvendosjen, edhe pse nuk kam besuar aspak në programet e tyre ekonomike e sociale, sepse kam menduar që ajo pjesë është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, tha ai.

Exit mobile version