-2.6 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

“Po më shtijnë kundër teje”, Gani Bajraktari kujton një bisedë me Astrit Deharin

- Advertisement -

Kandidati për deputet, nga Nisma-AAK, Gani Bajraktari sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se Astrit Deharin e ka pasur student dhe mik.

Ai ka treguar edhe një bisedë që e kishte bërë me Deharin, në kohën kur Bajraktari ishte dekan në Fakultetin e Mjekësisë.

“Unë e kam pasur Astrit Deharin student timin, e kam pasur mik, e kam dashur shumë atë njeri, kam qajtur për të disa herë. Ai ka qenë një njeri shumë i mirë, një djalë i shkëlqyeshëm, një student i urtë, një njeri i ndershëm shumë”.

“Më ka ndalur, kur kam qenë dekan në Fakultet të Mjekësisë, më ka thënë në rrugë “të lutem dekan, po më shtijnë kundër teje, me dalë në protesta kundër teje, kurrë s’kam me dalë, kurrë s’kam me dalë, sepse ti je njeri i drejtë”, u shpreh ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit