3.5 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

“Po më sëmur…”/ Publikohen email-et e Angelina Jolie për Brad Pitt: Duhet të heq…

- Advertisement -

Angelina Jolie është ankuar për betejën ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, lidhur me vreshtarinë Chateau Miraval, sipas email-eve të publikuara së fundmi.

“Duhet të heq gjithë stresin”, i shkruan aktorja e famshme në maj të vitit 2021 menaxherit të saj të biznesit, duke vijuar:

“Sinqerisht ndiej sikur po sëmurem nga shqetësimi. Kështu që do të doja të flisnim për të përmirësuar mbështetjen. Dhe mos të vazhdoj marrëdhëniet që e sheh që më stresojnë”.

Njëkohësisht, duket se flet edhe për vëllain e saj, James Haven, ku shkruan: “Situatat financiare si Jamie ku unë vetëm jap e jap dhe s’marr as një faleminderit…është thjesht e gabuar”.

Cila është arsyeja? Brad Pitt padit Angelina Jolie-n për 35 milionë dollarë!

Një email tjetër i nëntorit 2023 që është paraqitur si provë nga ekipi i Pitt, ishte një përgjigje nga avokatët e aktores kundrejt një padie 35 milionë dollarëshe nga 61-vjeçari.

Një email i tretë nga ekipi i Jolie, i cili daton në tetor 2023, duket se përkon me akuzat se Brad po e padit ish-gruan “duke i kërkuar dëmshpërblime të vazhdueshme për dëmtimet e supozuara nga veprimtaria në Miraval.”

Në email thuhet se “refuzimi i vazhdueshëm i Pitt për të nxjerrë dokumentet lidhet me arsyet pse i nevojitej kontrata 4-vjeçare e heshtjes që të mbulojë aktin e tij” dhe shton se dokumentet janë të rëndësishme “për thelbin e çështjes sonë dhe duhet të nxirren.”

Padia 286-faqëshe e paraqitur në Los Angeles është një përpjekje nga avokatët e Pitt për të marrë kopje të komunikimeve të Jolie përmes email-eve për shitjen e Miraval në 2021.

Ekipi ligjor i aktores ka cituar privilegjin e klientit lidhur me çështjen duke refuzuar t’i dorëzojë.

Të ngjashme

Të fundit