7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Po me avokaten e Depp ç’patën?!

- Advertisement -

Avokatja e Depp, Camille Vasquez është bërë shumë e njohur për mediat kohët e fundit nga gjyqi i famshëm Depp-Heard. Ajo kritikoi ashpër thashethemet për një romancë të supozuar midis saj dhe aktorit, duke u shprehur se janë komente “seksiste” dhe “jo etike.”

Në një intervistë, ajo është shprehur se ishte e zhgënjyer që njerëzit mendonin se marrëdhënia e saj me Depp dhe ndërveprimet e saj me aktorin ishin “të papërshtatshme dhe joprofesionale.”

“Unë kujdesem shumë për të gjithë klientët e mi dhe padyshim që ne jemi afruar. Por kur them “ne”, nënkuptoj i gjithë stafi dhe sigurisht kjo përfshin edhe Johnny-n”, tha ajo për People, duke shtuar se ylli i “Pirates of The Caribbean” ka qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

Camille shtoi se është një person që i mbështet njerëzit në mënyrën e saj.

“Çfarë doni që të them? Unë i përqafoj të gjithë dhe nuk më vjen turp për këtë”, tha ajo, duke shtuar: “Ky njeri po luftonte për jetën e tij dhe më thyhej zemra kur e shihja ditë pas ditë që të ulej atje dhe të dëgjonte akuza të tmerrshme kundër tij”.

“Nëse do më duhej ta ngushëlloja , sigurisht që do ta bëja, pavarësisht nëse do t’i kapja dorën, do t’ia bëja të ditur që ne ishim atje për të dhe po luftonim, pasi ai e meritonte.”

Avokatja ka sqaruar të gjitha thashethemet për lidhjen e saj me aktorin, duke thënë se është shumë e lumtur në lidhjen që ka me të dashurin e saj Edward Owen. Ajo ka pranuar që kjo vëmendje e madhe që ka marrë pas gjyqit është e lodhshme për të.

“Por nëse e gjitha kjo situatë ka motivuar gra të tjera të studiojnë apo punojnë në fushën juridike, nëse mund të jem frymëzim, atëherë ia ka vlejtur,” tha ajo në GMA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit