Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj po raporton sot në Komisionin Parlamentar për Arsim.
Ai aty ka pasur një diskutim me deputetët e VV-së, Ardian Gola dhe Jahja Kokaj, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit tha se në vendet ku është mësuar ai, greva si ajo e SBASHK-ut janë të ndaluara dhe ato duhet të ndërpriten.
Këtë e kërkoi edhe deputeti Gola, i cili theksoi se diskutimi i sotëm duhet të përdoret për përafrim të qëndrimeve.
“Le ta përdorim këtë diskutim vetëm sa me përafru gjuhën, sepse shqetësimet janë të përbashkëta. Jam i bindun që Qeveria i ka bërë disa lëvizje. Ju përkrahi për Fondin e Sigurimeve, që është në proces. Kështu na duhet me përafru vetëm gjuhën, sepse po mendoj që metoda që është zgjedh është një çmim i madh”, tha Gola.
Mirëpo kjo shkaktoi reagimin e Jasharajt.
“Mësimdhënës të nderuar mbyllne grevën, a duhet qishtu me thanë, a Rrahman Jasharaj mbylle grevën”, tha Jasharaj.
E teksa Gola po fliste, reagoi edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e cila i bëri thirrje Golës të mos mbajë “edukatë qytetare”.
“Jo leksione po edukatë qytetare po u mbajmë njerëzve”, u tha ai.