Home Lajme “Po mbahet arbitrarisht”- Kurti flet për arrestimin e Hasan Dakajt në Serbi

“Po mbahet arbitrarisht”- Kurti flet për arrestimin e Hasan Dakajt në Serbi

0
“Po mbahet arbitrarisht”- Kurti flet për arrestimin e Hasan Dakajt në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakajt nga Serbia.

Kurti ka thënë se ata po mbahen në Serbi padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare.

“Javën e kaluar dy qytetarë të Kosovës Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan në kufi me Serbinë, Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare.  Kjo nuk është hera e parë dhe nuk paraqet rast të izoluar”, ka thënë shefi i Qeverisë.

Kurti ka përmendur se në paraburgim nga Serbia po mbahen edhe dy qytetarë nga Kosova, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj.

“Të dy të mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi

“Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autorë i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritet në Podgoricë në vitin 2011”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë tutje se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulës nga Serbia, por se s’kanë pranuar përgjigje

Exit mobile version