1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Po manipulojnë me numra, por ekonomia nuk të lë me rrejt” – ekonomistët ia kritikojnë Kurtit buxhetin për vitin 2025

- Advertisement -

Gjatë së hënës, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025, me 59 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenime. Projektbuxheti, i cili ka një vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, është për 9% më i lartë se buxheti i vitit 2024, që kishte vlerën prej 3.3 miliardë eurosh.

Megjithatë, ekspertë të ekonomisë kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si është ndarë, shpërndarë ky buxhet dhe për mungesën e investimeve kapitale.

Në FIVE të Dukagjinit ekonomisti Arton Muhaxheri, ka theksuar se edhe pse buxheti është rritur në vlerë, kjo nuk do të thotë se ka përmirësim të situatës ekonomike për qytetarët.

Ai ka komentuar edhe lëvdatat e Qeverisë se kanë rritur buxhetin për vitin e ardshëm duke thënë se buxheti është një manipulim me numra, pasi ai është rritur si pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimeve, jo për shkak të rritjes reale të të ardhurave dhe zhvillimit ekonomik.

“(….) Konsideroj që ky buxhet po e tregon që Qeveria e vetëkënaqur me punën e saj. Sepse nuk ndryshon shumë nga buxheti i vitit të kaluar dhe viteve paraprake që ka Qeverisë VV-0ja. Natyirhst ka shënuar progres, sepse janë rritur tatimet dhe kur rritet buxheti edhe shpërndarja bëhet më e madhe në fusha e dikastere përkatëse. Prandaj po tregon që kjo Qeveri është vetëkënaqur me punën e vet, por ndërkohë ne nuk e dimë po as Qeveri nuk e dinë, nëse janë kënaqur qytetarët me punën  e Qeverisë. Dhe kjo mendoj që është një dobësi e kësaj Qeveria, që nuk e ka  bërë këtë buxhet përfshirës duke i marrë parasysh kategoritë e tjera në interesit që kanë mundur të dhënë impakt të jashtëzakonshëm në këtë Qeveri. Buxheti duket që është bërë shpejt e shpejt, me i pa numrat si janë gjuajt në kategori të caktuara, duket që është mbaruar me heq gajlen dhe më thënë e kryejmë një buxhet.

Kush po e ndjek këtë Qeveri më bë kaq shpejt këtë buxhet, mendoj që është edhe politike… Ekonomia nuk të lenë me rrejt, për shkak se shifra të mëdha na jepen buxhet 3.5 miliardë dhe qytetarët nuk kanë pare në xhep.  Kjo është ajo që po e shohim në këtë buxhet… Ky është manipulimi që është bërë kohëve të fundit në opinion publik, për shkak se po thonë që u rritë buxheti. Normal që u rritë, si pasojë e rritjes e inflacionit, me inflacion janë rritë edhe çmimet e natyrisht rrite edhe tatimet në buxhetin e shtetit. Nuk është një çmim ka qene para 2 vjetëve  10 euro me 18 për qind TVSh, sikurse sot që e blen me 20 euro me 18 për qind TVSh. Natyrisht që rritet baza e tatimit, rritet edhe buxheti. Prandaj kjo është manipulim me numra. Por, ekonomia nuk të lenë e me rrejt”, ka thënë Muhaxheri.

Për gazetarin dhe njohësin e ekonomisë, Shkelzen Dakajn, një nga problemet kryesore është se, edhe pse ka një rritje të tatimeve dhe një buxhet më të madh, kjo nuk do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, edhe ky buxhet është vazhdim të politikave të mëparshme, ku buxheti është shpërndarë kryesisht për shpenzime operative dhe administrative.

“Kemi një shpërndarje të buxhetit qysh e ka lënë bazën UNMIK-u, ndarje kryesisht ë buxhetit për paga dhe nëpër ministri subvencione edhe shpenzime të terja. Edhe e kemi një ndarje të buxhetore, që kësaj here është rreth 800 milionë të investimet kapitale. Nëse ndalemi të secili, këtu është i vetmi ndryshim ose mburrje e këtij pushteti, që e ndan rritjen në dikastere të caktuara me përqindje. Po pjesë më e madhe ose barra më e madhe buxhetore është të ministria e linjës për subvencione dhe transfere. Kur hynë pagat dhe skemat sociale. Që në një farë forme se shteti e ka një kujdes për kategoritë sociale…

Nëse flet për zhvillim ekonomik, nëse flet për rritje buxheti, për një transformim të ekonomisë qysh e kemi gojën plotë të njerëzve përgjegjës, të ministrit të Financave, kryeministrit… këtu nuk e gjen asnjë indikator që flet se do të kemi një zhvillim ekonomik ose një ndryshim të asaj që ata po e proklamojnë”, ka thënë Dakaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit