-10.6 C
New York
Saturday, February 7, 2026

Buy now

‘Po kthehem te shtëpia’, Luizi konfirmon hyrjen me një mesazh në BBVA

- Advertisement -

Mbrëmja e djeshme ka sjellë lajmin e madh që fansat e tij po prisnin.

Gjatë një koncerti, Luiz Ejlli ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke vërtetuar kështu lajmin e dhënë dy ditë më parë ekskluzivisht nga “Prive by Liberta Spahiu”, ku konfirmuam se Luizi do hyjë në shtëpi për disa ditë qëndrimi.

Luizi zbuloi se rikthimi i tij do të ndodhë sonte gjatë natës Prime.

“Nesër në mbrëmje do të hyj, do të kthehem te shtëpia e Big-ut edhe një herë. Nuk do të hyj me ik, do të rri,” deklaroi ai para publikut, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij nuk do të jetë thjesht një vizitë e shkurtër, por një eksperiencë që do të zgjasë disa ditë.

Ndonëse nuk ka dashur të zbulojë detajet e misionit të tij, Luizi premtoi surpriza të mëdha: “Se çfarë do të bëj, nuk po ua zbuloj surprizën njëherë, do kënaqemi. Keni për tu u knaqë duke e parë!”

Në fund, ai kishte edhe një mesazh për familjarët e banorëve aktualë, të cilët i kanë shkruar për t’i kërkuar “mëshirë” për të afërmit e tyre brenda. “Ju çoj fjalë familjarëve që më kanë shkruar ‘ma keni kujdes djalin apo vajzën’. Nuk kam punë me ta, thjesht do kënaqemi,” u shpreh Luizi, duke garantuar se qëllimi i tij është argëtimi i publikut.

 

Të ngjashme

Të fundit