17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Po, kam thënë”- Dorëzohet Petrovci, e pranon se deklarata e tij ishte për ushtarët e UÇK-së

- Advertisement -

Aktori Enver Petrvoci përmes një reagimi në facebook ka përsëritur edhe njëherë deklaratën për të cilën ai mori shumë kritika. Ndonëse në një prononcim për Gazetën Insajderi ai kishte mohuar se deklarata e tij ishte për komandantët e UÇK’së, por, duket se tani është dorëzuar.

Ai ka pranuar se ka deklaruar se ‘disa persona nuk do të ishin në krye të shtetit po të mos ishte lufta’, duke shtuar se edhe vetë ushtarët e ‘vërtetë’ të UÇK’së mendojnë kështu.

“Po, kam thënë se disa nuk do të përfundonin në krye të shtetit po të mos ishte lufta. Dhe kjo është e vërtetë, ashtu si nuk do të ishte Titoja ai që u bë, por do të mbetej një mekanik, (pjesë e hequr nga intervista) siç edhe ishte, po të mos ndodhte lufta e dytë botërore”, ka shkruar Petrovci në reagimin e tij.

Edhe pse reagimi i tij erdhi një javë pas deklaratës që bëri në emisionin e Adelina Ismailit ai nuk ka kërkuar falje për ofendimin që ua bëri krerëve të UÇK’së por vazhdon të qëndroj prapa atij mendimi.

“Nuk ndihem i goditur, sepse e vërteta është në anën time dhe qëndroj prapa saj me gjithë kapacitetin tim njerëzor, edukativ dhe intelektual. Qenka vallë jo njerëzore të mos e them një të vërtetë? Jam i sigurt se ushtarët e vërtetë të UÇK-së, nuk janë të ofenduar, të them më saktë se janë të një mendimi me mua”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit