26.7 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

“Po jam katunar edhe nihna krenar…” – Berisha flet për paragjykimet që s’është nga Prishtina

- Advertisement -

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka folur lidhur me paragjykimet që shpesh hasin ata që nuk janë nga kryeqyteti.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha tha se me një nga videot kreative të fushatës ka dashur të përcjellë mesazhin se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo fshat.

“Kam dashtë me i hek këto paragjykime. Edhe fëmijët në shkolla po i përcjellin këto mesazhe, duke bullizuar njëri-tjetrin. Unë kam dashur të tregoj se jam katunar dhe ndihem krenar për këtë.

“Nuk lodhem me shpjegu, sepse të gjithë jemi qytetarë të Kosovës, edhe pse dikush është pjesëtar i kryeqytetit, ne prapë ndihemi mirë”, tha Berisha.

Të ngjashme

Të fundit