16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

“Po e shkel Kushtetutën” – Tubimet e Vetëvendosjes pa flamur të Kosovës

- Advertisement -

Gjatë këtij muaji, shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti bëri disa tubime në Gjermani dhe Francë. Në vendet ku Kurti takoi qindra mërgimtarë nuk u pa i vendosur askund flamuri i Republikës së Kosovës. Tërë këto tubime u përcollën vetëm me flamurin kuq e zi. Njohësit e zhvillimeve politike po thonë se Vetëvendosje po e vazhdon avazin e vjetër mirëpo për ta kjo bën shkelje të kushtetutës së shtetit të Kosovës.

Gjatë muajit tetor, udhëtoi nga Kosova drejt diasporës.

E atje, kryeministri Albin Kurti u takua me shqiptarët nga Kosova që jetojnë në mërgim.

Mërgimtarë nga Gjermania e Franca dolën për të takuar të parin e ekzekutivit.

Mirëpo, pritja e tij në këto dy vende u bë me flamurin kombëtar shqiptar.

Aty nuk u pa i vendosur simboli shtetëror i Republikës së Kosovës.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Albinot Maloku po thotë se praktika e keqpërdorimit të pozicionit nga ana e shefit të Qeverisë nuk është duke ndryshuar prej dekadave.

Për Adrian Çollakun mosprezenca e flamurit të Kosovës në këto tubime nuk është diçka e re.

Ai thotë se këtë gjë e kanë bërë edhe ministra dhe deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje.

E nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë takim po thonë se bashkëatdhetarët nuk ishin vetëm nga Kosova.

“Tubimet në Mynih, Shtutgart, Këln, Berlin e Paris janë organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani e Francë. Thirrjes për ta mirëpritur kryeministrin Kurti ia janë përgjigjur bashkatdhetarë të shumtë, shqiptarë jo vetëm nga Kosova, që jetojnë dhe veprojnë në këto shtete. Këto takime kanë qenë një mundësi e mirë për shpalosur arritjet e qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëbisedimit me bashkatdhetarët tanë si dhe pa dyshim ftesës për ta që të vijnë e investojnë në Republikën e Kosovës”, tha zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka.

Në këto tubime, u panë qindra shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këto shtete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit