Real Madridi nuk po largohet nga rruga që i ka dhënë rezultate kaq të mira vitet e fundit në afatin kalimtar. Klubi spanjoll nuk dëshiron të ndalet kurrë së kërkuari profile të reja me një çmim të mirë që mund t’i transferojë para se të bëhen lojtarë të mëdhenj.
Kështu janë transferuar Vinicius, Rodrygo dhe Camavinga, ndërsa rasti i fundit është Endrick. Ai nga Palmeiras do të mbërrijë në ‘Santiago Bernabéu’ në korrik, por deri atëherë madrilenët mund të kenë mbyllur transferimin e një tjetër adoleshenti të talentuar: Franco Mastantuono nga River Plate.
Argjentinasi është shumë i pëlqyer nga bordi i klubit dhe siç ka raportuar tashmë Relevo, tashmë ka pasur kontakte mes dy klubeve.
Përgjigja që ka gjetur klubi është shumë pozitive. Mastantuono dëshiron të luajë për Real Madridin dhe këtë e ka konfirmuar privatisht tek drejtuesit e River Plates.