Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) (Time Kadriaj), ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës ka rëndësi interpretimi.
Ajo tha se po sheh sesi Lëvizja Vetëvendosje po e interpreton aktgjykimit sipas dëshirës.
Tutje, ka thënë se partia në pushtet njihet si mosrespektuese e vendimeve të kësaj gjykate.
Thotë se LVV nuk ka dashur bashkëpunim për konstituimin e Kuvendit.
“Problemi është se si do ta interpretojmë në rast, sepse partia në pushtet po e shoh nga kabineti qeveritar i Albin Kurtit po i interpetojnë sipas dëshirave të veta. LVV nuk është parti se i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese këtë e shohim në praktikë”.
“Ne si AAK jemi munduar t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje, nuk e kemi përdorur si kauzë politike. Megjithatë, është caktuar një afat kohor deri kur duhet të konsituohet Kuvendi”, ka thënë ajo. /Gazeta Express