Home Lajme Botë “Po e ekzagjerojmë shumë”, Biden minimizon forcën e aleancës Rusi-Kinë

“Po e ekzagjerojmë shumë”, Biden minimizon forcën e aleancës Rusi-Kinë

0
“Po e ekzagjerojmë shumë”, Biden minimizon forcën e aleancës Rusi-Kinë

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të premten se nuk është i alarmuar pas takimit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë.

“Shiko, unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë, por mendoj se ne e ekzagjerojmë shumë atë”, u tha Biden gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Otava, Kanada, shkruan CNN.

Biden vuri në dukje se ndërsa  zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit  për shenjat se Kina mund të konsiderojë rritjen e mbështetjes së saj ushtarake për Rusinë, “ata nuk e kanë bërë ende”.

“Nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende. Dhe nëse ka ndodhur ndonjë gjë, Perëndimi është bashkuar dukshëm më shumë”, theksoi Biden.

Biden vazhdoi të përmendë rritjen e bashkëpunimit midis aleancave, duke përfshirë G7, Aleancën Quad, ASEAN dhe AUKUS. Ai shtoi se tani është takuar me 80% të liderëve të botës.

“Pra, unë thjesht dua ta vë në perspektivë, nuk e marr lehtë … atë që po bëjnë Kina dhe Rusia dhe mund të përkeqësohet ndjeshëm,” tha Biden.

Exit mobile version