Betty White ishte mikesha e qindra kafshëve gjatë jetës së saj dhe tashmë trashëgimia e saj do të vazhdojë. Një sfidë e re në internet në nder të ikonës së televizionit ka përfshirë çdo rrjet.
“Betty White Challenge” është një ngjarje virtuale që do të mbahet më 17 Janar (data që do të shënonte ditëlindjen e 100-të të aktores). Admiruesve iu kërkohet të dhurojnë 5 Dollarë për strehat e kafshëve apo qendrat e shpëtimit në emër të saj.
Ylli i “Golden Girls” ishte një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve dhe aktiviste e shquar. E përkushtuar pas miqve me gëzof, White punoi për shpëtimin e specieve të rrezikuara dhe përmirësimin e kushteve në kopshtin zoologjik të Los Anxhelesit.