-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Po Asociacionit, pauzë bashkimit kombëtar: Ndryshimet radikale të Kurtit në pushtet

Në fakt, muaj më parë Nacionale kishte përgatitur një tekst me 50 qëndrimet më interesante të shkelura nga Kurti, të cilat përfshinin një gamë të gjerë politikash, nga dialogu te organizimi sindikal e demarkacioni.

Kurti tashmë e ka pranuar edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në intervistën e fundit për gazetën e njohur kroate Veçernji list, Kurti e pranoi edhe një herë tjetër që Asociacioni është një nga marrëveshjet të cilat duhet të respektohen.

“Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015.” – tha ai fillimisht.

Por Asociacioni (dhe vetëmenaxhimi), sipas Kurtit, duhet të jenë brenda Kushtetutës së Kosovës. Madje, për herë të parë, Kurti e përmendi me emër edhe Mustafën. Më saktë, letrën e Mogherinit që ia dërgoi Mustafës, që në fakt është një mirënjohje publike nga Kurti për ish-kryeministrin nga radhët e LDK-së.

“Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes.” – tha Kurti.

Në fakt, letra e Mogherinit është publike që disa vite, por vetëm tani Kurti e ka njohur meritën dhe vlerën e kësaj letre, të cilën deputetja Fitore Pacolli kishte deklaruar se nuk dinin se ekzisonte. Vlerën e kësaj letre, kohë më parë ia ka njohur edhe Glauk Konjufca, nënkryetar i VV-së e kryetar i Kuvendit, i cili i kishte thënë “bravo” Mustafës për letrën.

Përveç Asociacionit e letrës së Mogherinit, Kurti në pushtet ka ndryshuar edhe qëndrimin për bashkimin kombëtar. Për dallim nga PO-së për Asociacionin, Kurti e ka vendosur në pauzë çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë. Në fakt, është më shumë një jo e vogël, një jo e nënkuptuar, e heshtur. Sa ishte në opozitë, Kurti ishte goxha i vetëvendosur për bashkimin kombëtar me Shqipërinë, ndërsa në pushtet ai vlerësonte se bashkimin nuk ua lejon Kushtetuta, raporton Nacionale.

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve.” – theksonte ai nga Lezha e Shqipërisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit