Plotë emocion, futbollistët e Kosovës bëhen bashkë për sfidën ndaj Sllovakisë

- Advertisement -

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Sot në hotelin “Emerald” u mblodhën të gjithë lojtarët, shkruan Indeksonline

Edhe ata që ende s’kishin mbërritur, sot iu bashkuan grupit “Dardanë”.

FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen lojtarët duke u përshëndetur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Sllovakisë zhvillohet të enjtën nga ora 20:45./Indeksonline/

Të ngjashme

Të fundit