0.6 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Plisat” i bashkohen Marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

- Advertisement -

Platforma qytetare “Liria ka Emër” mirëpret dhe falënderon mbështetjen publike të tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes deklaratës së tyre zyrtare, “Plisat” i janë bashkuar zërit qytetar për drejtësi, duke kërkuar trajtim të drejtë dhe të paanshëm për çlirimtarët që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Ata theksojnë se drejtësia nuk negociohet dhe se heshtja nuk është opsion kur në thelb po gjykohet lufta për liri.

Mbështetja e “Plisave”, si një ndër grupet më të organizuara dhe më të zëshme të tifozërisë në Kosovë, dëshmon se Marshi i 17 shkurtit tashmë ka marrë përmasa të gjera qytetare dhe shoqërore. Ky marsh nuk është thirrje politike, por një apel për drejtësi, dinjitet dhe respektim të historisë sonë çlirimtare.

Platforma “Liria ka Emër” fton të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në mbarë vendin që t’i bashkohen marshit më 17 shkurt, për të dëshmuar unitet dhe për të kërkuar drejtësi të paanshme.

Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, mblidhemi në Prishtinë për një mesazh të qartë: Drejtësi, jo politikë.

Link:https://www.facebook.com/share/18EbVgEEC8/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit