12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Plevneliev: Loja e Rusisë është destabilizimi i BE-së dhe NATO-s

- Advertisement -

Ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili njihet për ide dhe analiza që i përkasin sigurisë dhe zhvillimeve në aspektin politik, gjithandej botës, ka folur për situatën në Kosovë dhe më gjerë.

“Prandaj, ne duhet të bëhemi bashkë që ta pengojmë Putinin për ta destabilizuar Ballkanin”, tha mes tjerash, Plevneliev.

Plevneliev, më tej foli për raportet e tij, si president me Putinin, që nuk ishin të mira. Ai tha se për të pasur paqe të qëndrueshme në Bullgari, pastaj në Ballkan  e më gjerë, duhet ballafaquar me pretendimet e fuqive të mëdha, për të luajtur, sikundër tha ai, lojërat e fuqive të mëdha.

“BE është projekti imë i mirë i humanitetit, i progresivitetit. Paqja është e mundur ku secili komb, i vogël apo im madh, kontribuon për paqe”, tha ish-presidenti Plevneliev, derisa shtoi se e vetmja mundësi për paqe të qëndrueshme ishte Marrëveshja e Helsinkit për mos-ndryshimin e kufijve me forcë.

Ai shtoi se një nga arsyet pse qëndron në krah të Kosovës është qëndrime kundrejt fuqive të mëdha që të mos shndërrohen në vegël lojërash të tyre, por t’i shohin vendet e vogla si vlera evropiane.

“Loja më e rëndësishme për Rusinë është destabilizimi, aq sa mund të dobësojnë BE-në NATO-n”, deklaroi Plevneliev në RTK.

Ai tha se Putin është simbol i të keqes.

Plevneliev nënvizoi se Brukseli, dhe Uashingtoni duhet të ketë kujdes të shikojnë mirë se çfarë po ndodhë në rajon dhe të kenë një qasje realiste jo romantike, që sipas tij kjo do të nënkuptonte se Serbia do ta ketë vullnetin për të ndryshuar dhe për t’u integruar Brenda BE-së, etj.

“Por pas gjashtë vjetësh të qasjes romantike ndaj Serbisë, ne shohim rezultate krejt të kundërta”, vuri në dukje Plevneliev, teksa shtoi se Serbia sot nuk e sinkronizon politikat e saj me BE-në.

Qasja romantike ndaj Serbisë vazhdon edhe sot dhe për këtë ish-presidenti bullgar Plevneliev shprehet i shqetësuar.

Ai më tej tha se për të krijuar një Ballkan më paqësor duhet rezultate, jo vetëm shpresa.

Qasje ndryshe për Kosovën e ndryshe për Serbinë nga faktori ndërkombëtar, Plevneliev tha se SHBA e BE duan  të kenë një Ballkan të qetë e paqësor, derisa e kundërta e saj do të ishte  fuqizimi i lidhjes ruso-serbe, prandaj SHBA e BE kanë këtë qasje romantike ndaj Serbisë.

Ai tha se Serbia ka hapur shumë kapituj por që asnjëra nuk janë mbyllur, krejt kjo, sipas tij, nga ndikimi rus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit