Ish-presidenti i UEFA-s, Michael Platini, ka propozuar që skuadrat të luajnë me nga 10 lojtarë në fushë.
Sipas tij futbolli do të ishte më atraktivë nëse do të largohej një lojtarë.
“Ndoshta duhet të nxjerrim një lojtar me 10 gjithsej. Ne kemi luajtur futboll me 11 lojtarë në vitin 1900, por në atë kohë vraponin më pak se sot, ata nuk ishin më të fortë se lojtarët tani. Kështu ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kufizohej numri i lojarëve pasi do të kishte më shumë hapësira”, u shpreh Platini.
Kjo ide e ish-futbollistit padyshim se do të sillte revolucion të madh në botën e futbollit modern.