24.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Platini e Shevchenko po përgatitin një puç për ta rrëzuar Çeferinin nga UEFA

- Advertisement -

Ish-Presidenti i UEFA-së Michel Platini dhe legjenda ukrainase e Milanit, Andriy Shevchenko, po synojnë të rrëzojnë Alexander Çeferinin nga pozita e Presidentit të UEFA-s.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, “Mundo Deportive” ish-kreu i UEFA-s, pas lirimit nga akuzat synon të rikthehet në atë pozitë.

Ai synon të hap skenarë të rinj në organin më të lartë të futbollit evropian, së bashku me ish-futbollisin e Milanit, tashmë President i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Shevchenko.

Ata po mundohen të mbledhin 55 vota për të ngritur një mocion mosbesimi ndaj Çeferinit.

Mandati i Çeferinit do të skadojë në vitin 2027, por me mocionin e mosbesimit mund të rrëzohet para kohe.

Ky “puç” raportohet se mund të gjejë mbështetje edhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka pasur mosmarrëveshje kohët e fundit me Alexander Çeferinin.

Të ngjashme

Të fundit