11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Platformat e Meta do të aplikojnë markimin “Made with AI” për videot deepfake

- Advertisement -

Meta zbuloi ndryshime në rregulloren e saj për përmbajtjet e gjeneruara dhe manipuluara nga inteligjenca artificiale, një lëvizje e cila vjen pas kritikave që mori nga Bordi i Mbikëqyrjes së kompanisë.

Duke filluar prej muajit të ardhshëm, një gamë më e gjerë përmbajtjesh do të markohen duke aplikuar një markim “Made with AI” për videot deepfake.

Informacione shtesë mund të tregohen për të krijuar një kontekst kur përmbajtja është manipuluara në forma të tilla që mund të mashtrojnë opinion publike lidhur me çështje me rëndësi.

Një lëvizje e tillë do të ta shohë gjigantin e medias sociale të markojë më shumë copëza informacioni dhe përmbajtjeje të cilat kanë potencial për të qenë manipuluese.

Megjithatë, për videot deepfake, Meta do të aplikojë markimin vetëm në rastin kur përmbajtja në fjalë ka treguesit standardë të industrisë për imazhet AI ose kur ngarkuesi vetë e ka zbuluar se është përmbajtje e gjeneruar përmes AI.

Përmbajtjet AI që janë jashtë këtyre kufijve, do të shpëtojnë pa u markuar. Ndryshimi i politikës mund të krijojë më shumë hapësirë për përmbajtjet e gjeneruara nga AI në platformat e Meta, por gjithashtu ti hapë rrugë edhe disa përmbajtjeve të manipuluara.

Politika e re do të thotë: më shumë markim, më pak fshirje përmbajtjesh. Ndryshimi gjithashtu vjen si përgjigje ndaj kërkesave ligjore të Bashkimit Europian siç është Akti i Shërbimeve Dixhitale.

Që prej muajit Gusht të vitit të kaluar, blloku ka kërkuar prej rrjeteve sociale goditje të përmbajtjeve të paligjshme, adresim të rreziqeve sistemike në platformë dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit