21 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Platforma turke e Paqes “plotëson” përpjekjet e BE-së në dialogun Kosovë–Serbi

- Advertisement -

Platforma për Paqe në Ballkan e nisur nga Turqia “plotëson” përpjekjet e BE-së për të arritur stabilitet në rajon, duke përfshirë edhe avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Idlir Lika, profesor i asociuar në universitetin “Ibn Haldun” në Stamboll, ka theksuar se zhvillimet e fundit gjeopolitike janë duke krijuar mundësi të reja për fuqitë rajonale sikurse Turqia që të rrisin ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka konsideruar se iniciativa e re e Turqisë – Platforma për Paqe në Ballkan – synon të krijojë një kornizë të re bashkëpunimi dhe stabiliteti, duke plotësuar strukturat ekzistuese të Bashkimit Evropian, përfshirë procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Platforma për Paqe në Ballkan që Turqia e inicioi së fundmi është në thelb një kornizë e re për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal që kërkon të plotësojë kornizën ekzistuese të përgjithshme të ofruar nga BE-ja”, ka shkruar Lika në një analizë të botuar në agjencinë turke “Anadolu Agency” rreth tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se Turqia e sheh boshllëkun e krijuar në rajon si një mundësi për të kontribuar më shumë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke u mbështetur në lidhjet e saj të thella historike, etnike, fetare dhe kulturore me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, iniciativa e Turqisë për të ofruar “zgjidhje rajonale për probleme rajonale” përbën një vazhdimësi të politikave të Ankarasë, që prej vitesh synon të luajë rolin e garantueses së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, krahas BE-së dhe SHBA-së .

Të ngjashme

Të fundit