-1.2 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Platforma “Liria ka Emër” pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu: Marrin mbështetje për marshin madhështor qytetar “Drejtësi, jo politikë”

- Advertisement -

Platforma “Liria ka Emër” pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu: Marrin mbështetje për marshin madhështor qytetar “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, u pritën sot në takim nga Kryetarja e re e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim u diskutua për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shokët e tyre që po gjykohen në Hagë, si dhe për rëndësinë e një mobilizimi dinjitoz në këtë moment vendimtar të procesit.

Eliza Hoxha theksoi se marshimi është shprehje e ndërgjegjes qytetare dhe e unitetit përtej dallimeve politike.

“Ky marsh është zë i qytetarëve për drejtësi dhe dinjitet. Është moment kur shoqëria jonë tregon se di të bashkohet për çështje që e tejkalojnë politikën,” u shpreh Hoxha.

Ismail Tasholli nënvizoi se pjesëmarrja masive do të jetë mesazh i qartë për respektimin e së vërtetës dhe të drejtësisë.

“Nesër, Prishtina do të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi të paanshme dhe mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare,” tha Tasholli.

Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi angazhimin e platformës dhe rëndësinë e mobilizimit qytetar në këtë moment.

“Ju përgëzoj për angazhimin dhe mobilizimin qytetar. Do të jetë një marsh madhështor, sepse kur bëhet fjalë për vlerat e luftës çlirimtare, UÇK-ja na bashkon të gjithëve”, tha Haxhiu.

Platforma “Liria ka Emër” falënderoi Kryetaren e Kuvendit për pritjen dhe diskutimin konstruktiv, duke ritheksuar thirrjen që nesër qytetarët të bashkohen në marshin “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit