0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

- Advertisement -

– Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së.

Jemi mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga Republika e Shqipërisë përmes kësaj deklarate për t’u angazhuar në marrjen e hapave të nevojshëm diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë.

Në këtë deklaratë theksohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime dhe përfaqësuese e aspiratave të popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe vetëvendosje, në përputhje me parimet ndërkombëtare.

Deklarata nënvizon se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e regjimit serb dhe se kërkesa e Prokurorisë rrezikon shtrembërimin e historisë.

Përmes kësaj deklarate, kërkohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në vend dhe përtej për mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kauzën tonë për drejtësi të paanshme.

“Pafajësi për udhëheqësit e UÇK”/ Votohet me 92 vota pro deklarata e Kuvendit, Sali Berisha nuk voton sërish pro UÇK

Të ngjashme

Të fundit