Një debat ka lindur mes aktoret Olta Gixhari dhe moderatores Kiara Tito, sot, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Debati ka nisur për shkak të një zarfi të ardhur në shtëpi dhe që e ka lexuar Kiara.
Kiara i ka kërkuar Oltës mos të ndërhyjë në momentin që asaj i jepet një zarf për t’u komunikuar me banorët në shtëpi.
Sipas saj, forma se si Olta shprehet është urdhëruese dhe i kërkoi asaj mos t’i drejtohet më në atë mënyrë.