Manchester City po kërkon të largojë interesimin saudit nga Kevin de Bruyn.
Mirror raporton se klubi anglez është gati të vazhdojë kontratën e mesfushorit belg.
Gjiganti anglez kryesisht dëshiron të ofrojë një zgjatje për një vit, që do të thotë se kontrata e re do të zgjatej deri në verën e vitit 2026.
De Bruyne fiton 400,000 euro në javë në City – e cila, megjithatë, nuk është aspak afër asaj që thuhet se i ofrohet nga Arabia Saudite.
Një propozim për kontratë saudite pritet të jetë pak më shumë se 1 milion euro në javë.
Al-Hilal, Al Nassr, Al Ahli, Al-Ittihad dhe Al Qadsiah janë të gjithë të interesuar për 32-vjeçarin.