6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Planifikohej të ishte e para pas 23 vjetësh, Macroni e shtynë vizitën në Gjermani

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shtyrë vizitën e tij për në Gjermani, si shkak i protestave që po mbahen në t gjithë shtetin francez.

Kjo do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani pas 23 vjetësh nga një president francez, e cila ishte planifikuar të zgjaste nga nesër deri të martën.

Lajmin për shtyrjen e vizitës së Macronit e ka bërë presidenca gjermane, e cila tha se kjo u bë pas një telefonate me presidentin gjerman, Steinmeier.

“Presidenti francez Macron foli sot në telefon me presidentin gjerman Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij. Presidenti Macron ka kërkuar shtyrjen e vizitës së tij shtetërore të planifikuar në Gjermani”, shkruan BBC.

Ndërsa, presidenti gjerman tha se “i vjen keq për anulimin e vizitës” dhe e kupton situatën në Francë.

Ende nuk është rënë dakord për një datë të re për vizitën e Macronit në Gjermani, ndërsa protestat në Francë po vazhdojnë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit