12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Plani i Vuçiqit për “Botën Serbe”: Podgorica u bë qendër e automjeteve me targa serbe pak para zgjedhjeve lokale

- Advertisement -

Të shtunën mbrëma në Podgoricë, disa orë para zgjedhjeve të së dielës janë vërejtur një numër i konsiderueshëm makinash me targa nga Serbia.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millosh Nikoliç, ka publikuar një seri fotosh ku shfaqen këto makina në platformën X, me komentin se “sezoni turistik zgjedhor është në lulëzim të plotë”.

Presidenti i DPS-së, Danijel Zhivkoviq pak para zgjedhjeve lokale në mal të Zi, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, u ka dorëzuar inspektorëve policor një listë me rreth 2300 emra të personave të dyshuar për ushtrim të të drejtës së votës nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.


Zhivkoviq tha më herët në konferencën për shtyp se i kanë emrat dhe mbiemrat e njerëzve, të cilët do t’ia përcjellin prokurorisë dhe komisioneve zgjedhore, duke thënë se nuk do të mund të votojnë në Podgoricë sepse është shkelje e vullnetit zgjedhor.

“Këtë e pamë edhe në Beograd. Është i ashtuquajturi “Skenari i Beogradit”” – deklaroi Zhivkoviq me atë rast.

Ministria e Brendshme njoftoi ndërkohë se vetëm pesë nga rreth 2000 zgjedhës të regjistruar janë regjistruar në listën e zgjedhësve pas vitit 2020, duke relativizuar në këtë mënyrë thelbin, pra që këta persona janë potencialisht në listën e zgjedhësve në mënyrë të paligjshme për shkak të së drejtës të ushtrimit të votimit në vendet e tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit