3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Plaku serb 78 vjeç ndezi zjarrin te varrezat ortodokse serbe: Policia jep detaje

- Advertisement -

Në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj ka shpërthyer zjarri të hënën aksidenatlisht sipas njoftimit të policisë gjatë kryerjes së një riti fetar nga një i moshuar serb.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi një qytetar ndezi qirinj te varrezat.

“Sot, rreth orës 11:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident zjarri në rrugën ‘’Sali Çeku’, përkatësisht në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj. Është njoftuar Brigada e Zjarrëfikësve në Ferizaj, të cilët kanë dalë në vendin e incidentit dhe e kanë shuar zjarrin nga disa barishte. Më herët patrulla policore kishte vërejtur një person, i cili kishte ndezur qirinjë në tokë dhe nga aty zjarri ishte zgjeruar”, njofton PK.

Hetuesia ka identifikuar të dyshuarin, shtetas i Serbisë, i cili ka deklaruar se zjarri është shkaktuar aksidentalisht gjatë ritualit te varrezat.

I njëjti është liruar me procedurë të rregullt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit