17.1 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Plakolli i LDK-së: Kurti e do bllokadën, është mënyra e vetme për të mbetur kryeministër

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Plakolli ka thënë se fajtor për dështimin në konstituimin e Kuvendit është Albin Kurti.

Ai ka thënë se kjo ka një arsye dhe sipas tij është e vetmja mënyrë që Kurti të mbetët në pozitën e kryeministrit.

“Bllokada nuk është nga ana jonë, ajo ka emër e mbiemër, deputeti Albin Kurti. Ai dëshiron të vazhdoj kështu, sepse e vetmja mënyrë për të qëndruar në pozitën e kryeministrit është situata aktuale. Në asnjë variant tjetër nuk mundet, nuk i ka numrat. Nëse i ka numrat LDK e pranon rezultatin dhe lë të vazhdojë të qeverisë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Plakolli ka thënë propozimi i LDK-së për Qeveri të Unitetit e nxjerrë Kosovën nga kriza aktuale.

LDK ka propozuar  një platformë prej 15 pikave për Qeverinë e Unitetit, por që nuk ka gjetur përkrahje nga partitë tjera.

Të ngjashme

Të fundit