Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se sot rreth orës 11:00, ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ajo ka treguar se nga këto të shtëna ka mbetur një qytetar i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Klan Kosova.
Ai ka thënë se organet e rendit po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, është shprehur ajo