7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Plagosja e policëve në Skenderaj, reagon Sveçla: Nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për ngjarjen e fundit të ndodhur në Skenderaj, ku janë plagosur dy zyrtarë policorë.

I dyshuar në këtë rast është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Sveçla deklaroi se sot publiku i gjerë në vend ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë të dy policëve të plagosur sot, teksa tha se do t’i vizitoj posa të kthehet nga udhëtimi i tij zyrtar në Bruksel.

Ministri Sveçla po ashtu tha se mbetet i bindur se nuk ka asnjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.

Sveçla tha se të gjithë presin që organet e drejtësisë të marrin masa.

Postimi i plotë:

Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë.

Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës.

I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë dy policëve të plagosur sot. Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel.

Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.

Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrin masa, sipas ligjeve në fuqi dhe pa ekuivoke për sulmuesit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit