Home Lajme Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

0
Plagoset një person në Prishtinë

Një  person është plagosur të hënë në mbrëmje në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës ai është duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra me armë zjarri nga një person, me të cilin paraprakisht kishte një mosmarrëveshje verbale

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në  raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Exit mobile version