Një person është plagosur në fshatin Peran të Podujevës, derisa ishte dukë qëndruar në oborr.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe njësiti K-9.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Peran, Podujevë 25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.