Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë), njofton policia.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar me inicialet A.N.
Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë:
A.N., mashkull i lindur në vitin 2001, shtetas i Republikës së Kosovës.
Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e përmendur dhe dy fishekë”, njofton policia.
I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”.