Një person po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.
Sulmi ka ndodhur të hënën në fshatin Greme të Ferizajt, ku të dyshuarit ende nuk dihen.
Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.
“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.