Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë të Jugut ka ndodhur një plagosje aksidentale.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, të dyshuarit i është konfiskua një revole me 41 fishekë.
“Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë.