10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Plagosen tre persona në sheshin e qytetit në Obiliq

- Advertisement -

Tre persona janë plagosur si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta në sheshin e qytetit në Obiliq.

Plagosja e tyre ka ardhë pas përleshjes fizike.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Express.

Mësohet se të njëjtit po trajtohen në QKUK, teksa motivi i konfliktit nuk dihet akoma.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit