Një person në Rahovec dyshohet se ka plagosur vetën me armë në këmbë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së mërkurës. Njësitet policore në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta.
“Rr. Sadedin Hajda, Rahovec / 06.01.2026 – 15:30. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.






