Sport

Plaçkitet shtëpia e yllit të La Ligas, hajnat i rrahin edhe gruan

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2023

Shtëpia e yllit të Valencias, Justin Kluivert është plaçkitur mbrëmë. Disa persona të maskuar janë futur brenda shtëpisë së yllit holandez.

Duke përfituar nga mungesa e lojtarit që ndodhet në Majorka për ndeshjen e sotme, ta janë futur në shtëpinë në periferi të kryeqytetit të Turias.

Sulmuesit kanë rrahur partneren e tij dhe i kanë marrë plaçkë afër 200 mijë euro bizhuteri dhe ora. Grabitja ndodhi kur çifti Kluivert u kthye nga shëtitja e qenit gjatë natës.

Sulmuesit e rrahën gruan e futbollistit që ajo t’u tregonte se ku ndodheshin gjërat me vlerë dhe sipas Gardës Civile, sulmi nuk zgjati më shumë se pesë minuta.