21.2 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

PKK-ja kurde shpërbëhet dhe i jep fund kryengritjes së armatosur në Turqi

- Advertisement -

Grupi militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur, raportoi të hënën një agjenci lajmesh e afërt me të.

Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.

Agjencia e lajmeve Firat publikoi atë që e quajti deklaratë përmbyllëse të një kongresi që PKK-ja mbajti javën e kaluar në veri të Irakut, si përgjigje ndaj thirrjes që bëri në shkurt udhëheqësi i burgosur kurd, Abdullah Öcalan, për shpërbërjen e grupit. Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim.

Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit që nga viti 1984, kur PKK-ja nisi kryengritjen.

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste.

Të ngjashme

Të fundit