7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PK: 50 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda gjashtë muajve të këtij viti

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 50 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda gjashtë muajve të këtij viti.

Ndërsa, në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar,  policia tregon se kishin ndodhur 47 aksidente fatale prej të cilave kishin vdekur 56 persona.

Në periudhën janar-qershor 2022 Policia bën të ditur se kanë ndodhur 3 mijë e 518 aksidente me lëndime, duke shkaktuar lëndimin e 6 mijë e 570 qytetarëve. Ndërsa, vitin e kaluar kishin ndodhur 3 mijë e 403 aksidente me lëndime, prej të cilave ishin lënduar 6 mijë e 578 qytetarë.

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 321 mijë e 594 tiketa, derisa për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar kishte shqiptuar 218 mijë e 832 tiketa, apo 102 mijë e 762 më pak se këtë vit.

Policia e Kosovës përmes përgjigjes dërguar Telegrafit ka treguar se sipas planifikimeve operacionale, kanë paraparë aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Ndryshe, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, kanë thënë nga policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit