Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe FSK-së që vdiq tragjikisht, Liman Musliu do të varroset të hënën në ora 15:00 në fshatin Likoc.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq, shokë e dashamir, ju lajmërojmë se varrimi i vllaut tonë, Liman Selman Musliut do të mbahet nesër në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së. Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30.
Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!