Sot pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë organizuar fushatë informuese lidhur me konkursin për ushtarët e rinj.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatë informuese për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK.
Ministria thotë se, sipas informacioneve nga terreni, ka interesim të madh të të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.
“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale” përfundon njoftimi.
Postimi i plotë:
Pjesëtarët e FSK-së ftojnë dhe informojnë direkt të rinj e të reja lidhur me konkursin për ushtarë të rinj
Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=546184707533969&id=100064273346164&mibextid=Nif5oz