-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

- Advertisement -

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve është prioritet i yni.  Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, thuhet në njoftimin e tyre, të cilës ia kanë bashkangjitur edhe një video nga ky trajnim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit