Sami Lushtaku, sot, në Makermal, Vitak, Pemishtë dhe në Lagjen V të Skenderajt, organizoi takime të rëndësishme me qytetarët, të cilët treguan fuqishëm mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Takimet ishin një dëshmi e fuqishme e besimit dhe shpresës që PDK-ja ka ndërtuar në mesin e qytetarëve të këtyre fshatrave dhe lagjeve.
“Përkrahja dhe vendosmëria e qytetarëve në këto zona tregon se PDK vazhdon të jetë subjekti që ofron shpresë dhe besim për një të ardhme më të fortë dhe më të zhvilluar të Kosovës,” tha Lushtaku gjatë takimeve.
Qytetarët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në kthimin e shtetit të Kosovës në binarë, duke mbështetur Bedri Hamzën dhe listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së. PDK është një parti që ka treguar se punon për interesin e përgjithshëm, dhe do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.